Ndihmë dhe mbështetje

Përgjigje për pyetjet më të shpeshta. Nëse nuk e gjen tëndën, na shkruaj.

Pyetje të shpeshta

Krijimi i inseratit dhe fotot

Prek „Shite veturën“ dhe ndiq hapat: vetura, fotot, çmimi. Nëse një foto nuk ngarkohet, provo një imazh më të vogël ose një lidhje më të mirë. Nëse prapë nuk punon, na shkruaj.

Sa inserate mund të vendos?

Deri në pesë inserate janë falas. Për më shumë vetura ka paketa. Të gjitha paketat dhe çmimet i gjen te Çmimet.

Pagesa, fatura dhe anulimi

Paketa mujore dhe vjetore janë abonime që rinovohen derisa t’i anulosh. I anulon kurdo te Cockpiti, te „Paketa“, për fund të kohës së paguar: abonimin mujor për fund të muajit, abonimin vjetor për fund të vitit të paguar. Deri atëherë paketa jote vlen. Për pyetje rreth një pagese, na shkruaj.

Si verifikohet autosalloni im?

Shkruaj te Cockpiti NUI-n e biznesit tënd (9 shifra, fillon me 81). Ne e kontrollojmë në regjistrin publik të ARBK-së dhe të njoftojmë kur ta kemi shqyrtuar kërkesën.

Ekipi dhe Cockpiti

Te Cockpiti menaxhon stokun, kërkesat dhe ekipin. Nëse ngecë te një funksion ose dikush nuk ftohet dot, na shkruaj.

Heqja ose rezervimi i një inserati

Te „Inseratet e mia“ mund ta pauzosh një inserat, ta rezervosh ose ta shënosh si të shitur. I pauzuari zhduket nga kërkimi dhe mund ta vendosësh përsëri kur të duash. I rezervuari mbetet online me shiritin „Rezervuar“, deri në 30 ditë.

Nuk e gjete? Na shkruaj

Me llogari është më shpejt, përgjigjja vjen si push. Kyçu

Për çfarë bëhet fjalë?

Atje të dërgojmë lidhjen personale për kërkesën tënde.

Zakonisht përgjigjemi brenda një dite pune.

Ke harruar fjalëkalimin?

Të pëlqen më mirë emaili? Shkruaj te info@merrvetura.com.