Ligjore
Udhëzimi për tërheqjen
Përditësuar: 24 tetor 2026
Ky udhëzim vlen kur blini si konsumator te MerrVetura një shërbim me pagesë, p.sh. „Top“ ose „Highlight“ për një inserat. Autosallonet dhe sipërmarrësit e tjerë që blejnë për veprimtarinë e tyre nuk kanë të drejtë tërheqjeje.
E drejta e tërheqjes
Keni të drejtë të tërhiqeni nga kjo kontratë brenda katërmbëdhjetë ditëve, pa dhënë asnjë arsye. Afati i tërheqjes është katërmbëdhjetë ditë nga dita e lidhjes së kontratës.
Për ta ushtruar të drejtën e tërheqjes, duhet të na njoftoni (Berat Murati, MerrVetura, Schönleinstraße 4, 10967 Berlin, Gjermani, email info@merrvetura.com, telefon +49 30 75436945) me një deklaratë të qartë (p.sh. letër me postë ose email) për vendimin tuaj që të tërhiqeni nga kjo kontratë. Mund të përdorni formularin model më poshtë, por nuk jeni të detyruar.
Për ta respektuar afatin, mjafton që njoftimin për ushtrimin e së drejtës së tërheqjes ta dërgoni para se të skadojë afati.
Pasojat e tërheqjes
Nëse tërhiqeni nga kjo kontratë, ju kthejmë të gjitha pagesat që kemi pranuar prej jush, pa vonesë dhe jo më vonë se katërmbëdhjetë ditë nga dita kur na arrin njoftimi për tërheqjen tuaj. Për rimbursimin përdorim të njëjtën mënyrë pagese që keni përdorur në transaksionin fillestar, përveç nëse është rënë dakord shprehimisht ndryshe me ju; për rimbursimin nuk ju ngarkohet asnjë tarifë.
Nëse keni kërkuar që shërbimi të fillojë gjatë afatit të tërheqjes, na detyroheni një shumë të arsyeshme që i përgjigjet pjesës së shërbimit të kryer deri në momentin kur na njoftoni për tërheqjen, krahasuar me tërë shërbimin e parashikuar në kontratë.
Shembull: porositni „Top“ për 7 ditë me 1,99 € dhe tërhiqeni ditën e tretë. Për tri nga shtatë ditë mbajmë 0,85 €, ju merrni prapa 1,14 €.
Kur shuhet e drejta e tërheqjes
E drejta e tërheqjes shuhet kur e kemi kryer plotësisht shërbimin dhe kemi filluar ta kryejmë vetëm pasi keni dhënë pëlqimin tuaj të shprehur dhe njëkohësisht keni konfirmuar se e dini që e humbni të drejtën e tërheqjes kur kontrata përmbushet plotësisht nga ana jonë. Te „Top“ dhe „Highlight“ shërbimi kryhet plotësisht pas 7 ditësh.
Nëse vendbanimin e zakonshëm e keni në Republikën e Kosovës, vlejnë krahas kësaj dispozitat detyruese të Ligjit Nr. 06/L-034 për mbrojtjen e konsumatorit; edhe ato parashikojnë të drejtë tërheqjeje prej katërmbëdhjetë ditësh.
Formulari model i tërheqjes
(Nëse dëshironi të tërhiqeni nga kontrata, plotësojeni këtë formular dhe na e dërgoni.)
Për: Berat Murati, MerrVetura, Schönleinstraße 4, 10967 Berlin, Gjermani, email info@merrvetura.com:
Me këtë unë/ne (*) tërhiqem/tërhiqemi (*) nga kontrata që kam/kemi (*) lidhur për ofrimin e shërbimit të mëposhtëm (*):
- Shërbimi (p.sh. „Top“ ose „Highlight“) dhe inserati: …
- Porositur më (*): …
- Emri i konsumatorit/konsumatorëve: …
- Adresa e konsumatorit/konsumatorëve: …
- Email-i i llogarisë: …
- Nënshkrimi i konsumatorit/konsumatorëve (vetëm nëse njoftoni në letër): …
- Data: …
(*) Fshini atë që nuk ju përshtatet.